Eshtë në ndertim e siper nje rruge e re qe lidh Mirditen me Burrelin.
Aksi qe kalon ne mes te kater komunave i sherben lidhjes se mbi 15 mije
personave, te cilet prej dekadash kane jetuar ne zona te izoluara dhe me
akses te paket ne akset nacionale.
Rruga eshte nje investim i fondit shqiptar te zhvillimit dhe sipas drejtuesit te ketij fondi pritet te perfundoje brenda muajt maj te vitit qe vjen.
Ne nje pjese te madhe te rruges ka nisur asfaltimi dhe efektet e para kane nisur te ndjehen edhe ne komunitet.
Nje pjese e rruges edhe ndertuar qe ne vitin 1930 dhe nuk ka patur nderhyrje te tjera. Mungesa e rruges ka bere qe pjesa dermuese e banoreve te zones te largohen per te jetuar ne te tjera vende. Rruga do te lidhe veç te tjerash edhe dy akset e Rruges se Kombit me Rrugen e Arbrit.
Top Channel