Qeveria Kosovare ka përgatitur një projekt për të rritur deri me 50% pagat e funksionarëve të lartë shtetërorë, raportoi “Telegrafi” mëngjesin e së dielës.

Sipas portalit në fjalë, paga e kryeministrit parashikohet të rritet në 2 325 euro në muaj ose rreth 900 euro më shumë, nga 1 440 që zoti Thaçi përfiton aktualisht si kreu i ekzekutivit.

Me këtë ngritje synohet që paga e kryeministrit të barasvlerësohet me atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe njëkohësisht t’i afrohet asaj që merr presidentja, Atifete Jahjaga.

Aktualisht, kryeministri paguhet rreth dy herë më pak se dy funksionet e tjera më të larta shtetërore, ndërsa me projektin për rritjen e re, ajo do të caktohet në vetëm 25% se rroga e presidentit dhe e njëjtë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga përfiton 3 mijë euro në muaj.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht 30% e 1,8 milionë banorëve të Kosovës jetojnë me më pak se një euro në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA