Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës mirëpritën deklaratat e AAK-së, që la të hapur mundësinë e formimit të një koalicioni midis këtyre dy forcave në të ardhmen.
Shtypi kosovar përcolli ditën e dielë deklaratën e Adem Grabovcit, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, që duke vlerësuar sinjalin pozitiv të dhënë nga deputeti opozitar Ardian Gjini, theksoi se bashkëpunimi do të ishte i dobishëm për forcimin e institucioneve dhe për zgjidhjen e sfidave më të mëdha me të cilat vendi po përballet aktualisht.
Sipas informacionit të përcjellë, nëse kjo “rokadë” politike do të ndodhë, atëherë partia e Ramush Haradinajt do t’i bashkohej qeverisjes, ndërsa AKR do të kalonte në opozitë me LDK-në dhe Vetëvendosjen.
”Koalicionin PDK-AAK e shoh si shumë pozitiv dhe që do të ndihmojë vendin në përshpejtimin e proceseve dhe reformave thelbësore. Siç thotë edhe populli, bashkimi bën fuqinë”, komentoi Grabovci.
Top Channel