Qytetarët serbë nga veriu i Mitrovicës çdo ditë e më tepër i drejtohen
Zyrës Administrative të hapur nga Qeveria e Kosovës për kryerjen e
shërbimeve të ndryshme. 

Ndonëse publikisht, disa nga qytetarët serbë të anketuar thonë se nuk do t’i drejtohen këtij organi lokal, Adriana Hoxhic, e emëruar nga Qeveria e Kosovës në postin e shefes së Zyrës Administrative në Mitrovicë, thotë se kërkesat e qytetarëve serbë janë shtuar dhe janë nga më të ndryshmet.

Zyra Administrative, vijon Hoxhic, po përpiqet që t’u dalë në ndihmë dhe t’i plotësojë kërkesat që janë në natyrën e punës së saj. Qytetarët telefonojnë apo vijnë në Zyre, qoftë të kërkojnë punë apo të interesohen për lëshimin e ndonjë dokumenti, apo ka edhe të atillë që interesohen për projekte të ndryshme, thotë ajo.
Njerëzit vijnë me projekte të ndryshme dhe probleme të ndryshme.

“Njerëzit vijnë me projekte të ndryshme dhe probleme të ndryshme. Kishim një rast kur një grua erdhi dhe kërkoi që t’i dalim në ndihmë një familjeje me nevoja për karriga invalidësh dhe ne arritën që t’u dalim në ndihmë atyre njerëzve në nevojë”, thotë Hoxhic.

Zyra përbëhet nga shtatë departamente, të cilat merren me çështjet e granteve të vogla, shërbimeve publike dhe infrastrukturës. Ajo planifikohet të jetë themel i komunës së re të Mitrovicës së veriut, siç parashihet me Planin e presidentit Ahtisari.

Në lidhje me akuzat e bëra nga Beogradi dhe strukturat paralele serbe se hapja e Zyrës Administrative paraqet një provokim për serbët nga ana e Qeverisë së Kosovës, Hoxhic thotë se kjo nuk paraqet kurrëfarë problemim, pasi që qeveria edhe ashtu ka derdhur mjete për funksionimin e administratës ndërkombëtare në veri.

Top Channel