Një punonjës i policisë është plagosur me armë zjarri në orët e para të
mëngjesit të se shtunes. Ngjarja ka ndodhur në komunën Dajç të Lezhës.
34-vjeçari, Engjëll Marku efektiv i policise ishte duke u kthyer ne banesen e tij pasi kishte mbaruar turnin e darkes. Ai eshte qelluar nga persona te panjohur me arme zjarri dhe ka marre plage te renda ne trup.I plagosuri u dergua menjehre ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe burime nga ky spital bejne te ditur se gjendja e tij shendetesore eshte e rende.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, sqaron se ende nuk jane identifikuar autoret e plagosjes se efektivit 34-vjeçar dhe nuk dihen ende as shkaqet. Uniformat blu po punojne per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje.
Top Channel