
Qeveria greke përgatitet për një reduktim të paprecedentë të aparatit të
saj shtetëror në prag të takimit me përfaqesuesit e trojkës në fillimin
e javës që vjen.
Athina zyrtare do t’u paraqese perfaqesuesve te kreditoreve fillimisht planin e mbylljes apo te bashkimit te 20 organizmave apo kompanive shteterore,ndersa pergjate kesaj vere do te mbyllen edhe 300 te tjera, te cilat do te sjellin nje perfitim prej miliona eurosh ne buxhetin shteteror.
Kriter per mbylljen e tyre do te jete kosto e funksionimit ne raportin me produktin qe prodhojne.Gjithashtu gjithe nenpunesit ne administraten shtetrore do t’i nenshtrohen nje kontrolli per vleresimin e aftesive te tyre sipas cdo dikasteri.
Ne perpjekje per te kursyer 3.5 miliardë euro Athina zyrtare nuk do te beje asnje punesim te ri ne aparatin shteteror, numri i nenpunesve pritet te reduktohet me 150.000 vete deri ne 2015, ndersa do te kete perseri nje reduktim te ri horizontal te pagave.
Sipas masave te qeverise greke ne sektorin e Arsimit do te rritet numri i oreve te mesuesve,ne menyre qe te mos merren te tjere ne pune dhe te plotesohen vendet e atyre qe dalin ne pension. Ne Administraten Civile do te ulen rrogat e nenpunesve ne kompanite gjysmë shteterore do te mbyllen bizneset bashkiake dhe qendrat kulturore. Ne sektorin e Shendetësise do te bashkohen spitalet e aferta qe te ulet kosto e funksionimit te tyre dhe do t’u jepet prioritet ilaçeve gjenerike.
Nga ana tjeter nuk eshte bere asnje reduktim ne buxhetin e armatimeve,perveç reduktimit te rrogave te ushtarakeve, ndersa edhe numri i oficereve te policise eshte ruajtur per arsye te rritjes se kriminalitetit. Kryeministri Samaras dhe dy liderte e partive te koalicionit Venizellos dhe Kuvelis, e dine fort mire se nga keto masa drastike te kursimit varet kesti i radhes ne muajin gusht prej 34 miliardë eurosh, si dhe mundesia per te marre Greqia nje afat me te gjate kohor per zbatimin e reformave, nderkohe qe opozita e Radikaleve te Majte akuzon qeverine se shkeli te gjitha premtimet e bera ne fushaten elektorale.
Top Channel