Zyrtarët bullgarë janë ende në kërkim të identitetit të autorit vetëvrasës, 48 orë pasi ai vrau 5 izraelitë dhe shoferin e një autobusi.

Videoja ÇTV lëshuar më herët nga sulmi në aeroportin e Burgasit tregoi një person të bardhë me flokë të gjata.

Por, një dëshmitar ka thënë të premten se i dyshuari ishte një esmer me flokë të shkurtër, ngjyrë kafe dhe një theks arab, i cili u shfaq i veshur me një paruke.

Shenjat e gishtërinjve dhe mostrat e ADN-së nga trupi i kamikazit që aktivizoi bombën janë duke u shqyrtuar.

Në Izrael, ditën e premte janë mbajtur funeralet e pesë izraelitëve të vrarë nga sulmi, mes të cilëve ndodhshin katër burra në të 20-at dhe një grua shtatzënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA