Arrestohen katër persona në Kosovë, dyshohen për mashtrim në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh Në vendkalimin kufitar Shën Naum në Ohër mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ende qëndron tabela me mbishkrimin Republika Popullore e Shqipërisë.
Kjo ilustrohet me disa foto të bëra nga portali maqedonas “A1”. Edhe pse Shqipëria tanimë më tre vite me radhë është vend anëtare e NATO-s dhe për disa dekada nuk është Republikë Popullore, në këtë vendkalim kufitar duket se ka ndaluar koha, ndërsa ata që janë përgjegjës për vendosjen dhe ndryshimin e këtyre tabelave në Maqedoni sikur jetojnë në një kohë tjetër.
Shqipëria, është quajtur Republikë Popullore në kohën e Enver Hoxhës. Në anën tjetër të kufirit, në territorin shqiptar, në tabelën sinjalizues qëndron mbishkrimi Republika e Maqedonisë dhe jo Republika Socialiste e Maqedonisë, siç quhej vendi në në kohën e Ish-Jugosllavisë.
Nëse ky gabim është bërë nga pajkudesia ose jo, do të shihet nga reagimi i autoriteteve maqedonase, të cilëve u mbetet që ta zëvendësojnë tabelën me mbishkrimin Republika Popullore e Shqipërisë.
Top Channel