Një lajm i mirë vjen për Kosovën nga një prej pesë shteteve të Bashkimit Europian, që ende nuk e njeh pavarësinë.

Slllovakia, që së bashku me Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Greqinë janë vendet e vetme që nuk e njohin Prishtinën zyrtare, vendosi që të pranojë pasaportat e Kosovës.

Lajmin për “Top Channel” e konfirmoi zëvëndësministri i Jashtëm, Petrit Selimi.“Sllovakia ka njoftuar se tashmë do të njohë pasaportat e Republikës së Kosovës. Ky është lajm i mirë pasi lehtëson lëvizjen dhe komunikimin midis qytetarëve të Kosovës dhe të Sllovakisë”, ka thënë zëvëndësministri Selimi, duke shtuar se ky hap është si një lëvizje drejt normalizimit të lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës në BE.

Ai shtoi se nëpërmjet postës elektronike se “jemi të gëzuar që shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën po lëvizin nga një mosnjohje aktive në një pozitë më konstruktive, në linjë me konsensusin e arritur në Bruksel për t’i dhënë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizim të vizave si dhe studimin e fizibilitetit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA