Sllobodan Petroviç është zëvendës i kryeministrit Hashim Thaçi. Nën udhëheqjen e tij janë edhe mbi 35 komuna të Kosovës, pasi njëkohësisht mban edhe funksionin e ministrit të Pushtetit Lokal.
Megjithatë kryetarët që vijnë nga partia e tij “SLS” shkelin kushtetutën e shtetit, të cilin e përfaqësojnë. Për shembull, në godinën e komunës së Gracaniçës mungon flamuri i shtetit, përdorimi i stemës, por edhe respektimi i dy gjuhësisë.
Me vite të tërë e njëjta ndodh edhe në komunën e Shtërpcës. Përveç që në këtë godinë të kësaj komunë të Kosovës është flamuri serb ai që valëvitet në krye të saj. Përkundër këmbënguljes së “TCH” për të marr ndonjë shpjegim lidhur më ketë çështje askush nga zyrtarët e kësaj komunë nuk kanë dashur të flasin. Madje as edhe vetë kreu i saj.
Megjithatë, kjo situatë nuk justifikohet nga zv/kryeministri Sllobodan Petrovic. “Ajo çfarë mund të them është se në shumicën e komunave të Kosovës nuk respektohen ligjet. Nuk bëhet fjalë vetëm për komunat ku udhëhiqen nga serbet, unë po flas në përgjithësi. Dhe nuk kam asnjë qëllim që të bëjë ndonjë dallim në këtë aspekt. Ajo çfarë mund të them është se, ne si Ministri iu kemi dërguar vërejtjeve të gjitha komunave ku i kemi urdhëruar për respektimin e ligjeve në fuqi. Po presim që, do të kemi rezultate në këtë drejtim”.
Petroviç thotë për “TCH” se shumë shpejt flamuri serb do të zëvendësohet apo do të shoqërohet me atë të shtetit të Kosovës por, kur dhe si do të ndodhë kjo ende nuk dihet. “Unë besoj që këtë vit, në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrën më të mirë do të arrijmë një mirëkuptim që ashtu siç respektohen ligjet dhe janë të vlefshme për qeverinë qendrore të jenë të vlefshme dhe të zbatueshme edhe për pushtetin lokal”.
Faqja tjetër e medaljes shihet në komunën tjetër të përzier ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Bëhet fjalë për udhëheqësit e komunës së Novobërdës e cila përveç që respekton flamurin shtetëror të Kosovës, respekton stemën por, edhe mbishkrimet në dy gjuhë në shqip dhe në serbisht.
Top Channel