
Kompania me e madhe energjitike ne Itali, Enel ka deklaruar se do te
bleje nje pjese prej 20% te aksioneve te kompanise TAP (Trans – Adriatic
Pipeline), e cila po projekton ndertimin e gazsjellesit nen detin
Adriatik qe do te lidhe Greqine me Shqiperine dhe Italine ne menyre qe
te sjelle ne Europe, gazin natyror nga Azerbajxhani.
Lajmin e ben e ditur agjencia greke shteterore e lajmeve, e cila thekson se nepermjet ketij investimi i jepet nje tjeter intensitet ketij projekti gjigant, qe konsiderohet si nje nga me konkuruesit ne Europe, pasi redukton ndervarjen e shume shteteve europiane nga gazi rus.
Blerja sipa burimeve nga vete kompania thuhet se do te kryhet ne fillim te shtatorit, periudhe qe pritet edhe nenshkrimi i nje marreveshjeje midis Greqise, Shqiperise dhe Italise ne nivel ministror.Aksioneret e tjere te ‘Trans Adriatica’ jane kompania norvegjeze ‘Statoil’, ajo zviceriane ‘Sëiss EGL’ dhe ajo gjermane E.ON Ruhrgas.
‘Trans Adriatica’ planifikon te financoje gazsjellesin me 30% te kapitaleve te saj dhe me 70% kapitale te marra hua nga Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane e Rindertimeve dhe e Zhvillimit. Gazsjellesi do kete nje gjatesi 800 kilometra prej te cilave 478 kilometra do te kalojne ne Greqi, 204 kilometra ne Shqiperi ,105 kilometra ne detin Adriatik dhe 5 kilometra ne Itali.
Pika me e larte e tij do te jete rreth 1800 metra ne malet e Shqiperise dhe ajo me e ulta ,ne 810 metra nen nivelin e detit ,pergjate kalimit te tij ne Adriatik.Ai do te sjelle gaz nga Azerbajxhani ne Greqi,Shqiperi ,Itali dhe ne Europe fillimisht me nje kapacitet prej 10-20 miliard metra kub ne vit duke furnizuar 7 milion familje.Dy stacione kompresore per te siguruar transportin e gazit permes tubacioneve do te jene ne Komotini te Greqise ,prane kufirit turk dhe nje tjeter ne Fier.
Top Channel