Kamikazi i atentatit në Burgas të Bullgarisë ka nje emër. Quhet Mehdi Gezali është shtetas suedez, i skeduar si nje ekstremist islamik. Lajmi është shkruar në gazetën “Times of Israel”, e cila citon burime gazetareske bullgare.
Por shërbimet sekrete Suedeze (SAPO) mohojnë qëtë jetë autori i ngjarjes.
Pamjet e rregjistruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit u shfaqën në të gjithë televizionet bullgare. Video tregon një djalë mbi 30 vjec. Dukej si turist mban në krah një cantë të madhe të zezë dhe një tjetër të laptopit.
Mediat raportuan se ai kishte një patentë amerikane të lëshuar në Micigan, të Shteteve të Bashkuara, por rezultoi të ishte false.
Ministri i Brendshem bullgar Tsvetan Tsvetanov tha se kamikazi ndodhej ne Bullgari prej më shumë se shtatë ditësh. “Nuk mund të përjashtojmë që ai kishte mbështetje logjistike në territorin tonë “. Ai kërkoi bashkepunimin e të gjithë atyre që e kishin parë autorin e sulmit apo kishin të dhëna për vendndodhjen e tij, ditët e fundit.
Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin.Mehdi Gezali, 33 vjec, sic shkruajnë mediat bullgare, kishte studiuar në një xhami në Angli dhe kishte vizituar edhe Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Afganistanin. U burgos në Guantanamo gjatë viteve 2002-2004. Më pas u transferuar në Suedi, ku iu kërkua autoriteteve ta survejonin. Por në vitin 2009 u ndalua me 12-të huaj të tjerë, ndërsa përpiqej të kalonte kufirin për të mbërritur në Afganistan.
Nën akuzë si “porositësi” i atentatit në Burgas të Bullgarisë është Teherani. Por autoritetet iraniane mohojnë cdo përfshirje. Më herët, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak deklaroi se sulmi ishte kryer nga Hezbollahu, me porosi të Iranit. Sipas tij mund të hiqen paralele mes ngjarjes së Bullgarisë dhe atentateve kundër turistëve izraelitë në Qipro, Tajlandë, Indi, apo Kenia.
Një ditë më parë edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu fajësoi Iranin për episodin e dhunës.
Top Channel