“Ta bëjmë Amerikën të sigurt përsëri”/ Banderola me foton e Trump vendoset në Departamentin e Drejtësisë në Uashington, qëllimi dyshohet të jetë…
Një lider mysliman rus është qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe një
tjetër është plagosur në një atentat tjetër në republikën ruse të
Tatarstanit.
Myftiu i Tatarstanit, Ildus Fayzov mbeti i plagosur kur makina e tij shpërtheu pak momente pasi ai ishte larguar nga një stacion radiofonik në qytetin e Kazanit.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, zëvendësi i tij Valiulla Yakupov u qëllua për vdekje në një vend tjetër por në të njëjtën kohë.
Masat e sigurisë për liderët fetarë dhe objektet e kultit në Tatarstan janë përforcuar tej mase, njofton agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.
Tensionet ndërfetare në Rusi dhe republikat që varen prej saj janë të pranishme dhe herë pas here kulmojnë me atentate të përgjakshme.
Top Channel