
Kina ka premtuar një ndihmë prej 20 miliardë dollarësh për Afrikën në tre vitet e ardhshme, në përpjekje për të intensifikuar marrëdhëniet dhe tregtinë. " /> Kina ka premtuar një ndihmë prej 20 miliardë dollarësh për Afrikën në tre vitet e ardhshme, në përpjekje për të intensifikuar marrëdhëniet dhe tregtinë. ">
Kina ka premtuar një ndihmë prej 20 miliardë
dollarësh për Afrikën në tre vitet e ardhshme, në përpjekje për të
intensifikuar marrëdhëniet dhe tregtinë.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Presidenti Hu Jintao e bëri njoftimin në fjalë në
një samit të mbajtur në Pekin me liderët e ardhur nga 50 vende afrikane.
Ai tha se këstet do të mbështesin infrastrukturën,
agrikulturën dhe zhvillimin e bizneseve të vogla. Lideri kinez bëri gjithashtu
thirrje për më shumë bashkëpunim me vendet afrikane për çështje ndërkombëtare.
“Si vende në zhvillim, Kina dhe vendet e Afrikës
duhet të punojnë më shumë së bashku për t’iu përgjigjur problemeve të tipit: i
madhi i bie në qafë të voglit, i forti dominon mbi të dobëtin dhe i pasuri
shtyp të varfërin”, deklaroi Jintao.
Huaja në fjalë është dyfishi i huasë që Kina
premtoi për një periudhë trevjeçare në vitin 2009, kohë nga e cila Kina është
bërë partneri më i madh i Afrikës në tregti.
Tregtia në fjalë arriti një rekord prej 166
miliardë dollarë në vitin 2011, shkroi në vitin 2011 ministri kinez i Tregtisë,
Chen Deming në të përditshmen “China Daily”.
“Ne duam ta vazhdojmë miqësinë tonë tradicionale
duke përjashtuar ndërhyrjet e jashtme dhe duke rritur mirëkuptimin dhe besimin”,
shtoi më tej presidenti kinez.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon po
ndjek gjithashtu punimet e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, i pesti që
mbahet në vitet e fundit.
Top Channel