Ministria e Brenshme në Jemen informoi të enjten për arrestimin e disa shtetasve, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të agjenturës iraniane.
Celula e Shërbimeve Inteligjente “Vevak”, kishte operuar më parë në Somali dhe në Bririn e Afrikës, përpara se të zhvendosej në kryeqytetin jemenas të Sana’as.
Drejtuesi i këtij rrjeti ishte një ish-antar i Gardës Revolucionare Iraniane, trupës ushtarake më besnike ndaj regjimit.
Në një deklaratë disa orë pas arrestimeve, Presidenti i Jemenit, Abdrabuh Mansur Hadi i kërkoi Iranit që “të shohë punët e veta dhe të lërë njëkohësisht Jemenit të merret me çështjet e tij”.
Thirrja e tij erdhi pak kohë pasi një raport i SHBA-ve konsideroi Iranin si provokues i trazirave në Jemen, vendi më i varfër i Lindjes së Mesme, i turbulluar nga fondamentalizmi islamik dhe lëvizjet separatiste në disa krahina të ndryshme.
Pak detaje janë dhënë rreth arrestimeve, ndonëse është komunikuar se shuma e të prangosurve ishin shtetas jemenas.
Top Channel