DSHP: Shkumbini e Devolli të ndotur
19/07/2012 00:00
Lumi Shkumbin dhe Devoll, në Qarkun e Elbasanit kane ndotje të lartë
bakteriale. Shkak për këtë është bërë derdhja e ujrave të zeza në
mënyrë të patrajtuar nga bashkite dhe komunat e këtij qarku.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në degradimin e këtyre baseneve ujore janë padyshim edhe fushat e grumbullimit të mbetjeve urbane, buze lumenjve dhe hedhja e inerteve të ngurta në ujrat e tyre. Kreu i Shëndetit Publik, Bujar Kllogjeri i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos frekuentojnë për banjo dielli këto dy lumenj pasi rrezikohen nga infeksionet e shumta.
Lugina e Shkumbinit, është ndër më të bukuar në vend por keqmenaxhimi e ka demtuar duke e bërë të pafrekuentueshëm për qytetarët.
Top Channel