Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak është zhvilluar me tone të ashpra, të cilave nuk i ka shpëtuar as Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha.

Debati është ndezur në momentin, kur kreu i grupit të këshilltarëve socialistë ka akzuar Drejtorin e Policisë Bashkiake për kërcënim ndaj këshilltarit socialist Florian Pullazi.

“Një këshilltar i Bashkisë së Tiranës para disa ditësh është kërcënuar nga zyrtari më i lartë me uniformë i kësaj bashkie duke i thënë “do të fus plumbin ballit”. Kjo ka ndodhur në mes të Tiranës”, tha kryekëshilltari socialist, Aldrin Dalipi.

“Edhe punonjësi më i thjeshtë i bashkisë të të kishte kërcënuar t’i do vije në Bashki. Më vjen keq me mashtrime, kurthe politike në këtë këshill nuk ngre dot as ti as zoti Dalipi askush tjetër. Turp të keni që ndiqni praktikat e konfliktit politik në këtë sallë. Kishit dy rrugë të kontaktonit drejtuesin dhe përgjegjësin që është kryetari i bashkisë. Nuk ke kërkuar asgjë, mashtron”, tha kryetari Basha.  

“Fyerje të tilla që të quash grupin e opozitës mashtrues dhe njerëz që bëjnë përdorime politike, të cilën nuk e kemi bërë asnjëherë, t’i thuhet turp grupit të opozitës mendoj që është shumë e rëndë. Nuk ka nevojë të fyhet këshilltari, askush nuk mund të marrë tagrin e prokurorit apo gjykatësit në këtë sallë, të gjithë zbatojnë ligjin”, replikoi Dalipi.  

Pas thirrjes që i kanë bërë këshilltarët socialistë në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët prej mëse një muaj kërkojnë spjegim për punimet pa lejë që po kryhen për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit.

“Kemi një muaj që jemi të stresuar me këtë situatë ku askush nga Bashkia e Tiranës nuk jep përgjigje, e vetmja përgjigjë është një deklaratë edhe ajo shumë e politizuar, ku na thuhej që do bëhet rruga sepse është e nevojshme, sikur po thotë njeri është apo s’është e nevojshme rruga, nuk më intereson fare kjo pjesë, kjo pjesë vjen mbrapa, ne duam që këto punime që janë pa leje të ndërpriten dhe të penalizohet kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje, qytetarët duan të dinë pse lejohen këto punime pa leje”, tha Artan Lame.

“Numri i pemëve të prera për t’i hapur rrugën këtij projekti do të dhjetëfishohet brenda këtij viti. Projekti pasi ka kaluar në këshillin teknik të bashkisë i është dërguar sipas procedurave Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Ka një dilemë, është leja që duhet ta japë Bashkia e Tiranës apo që duhet ta japë qeverisja qëndrore, do ta konsiderojmë pjesë të infrastrukturës urbane apo asaj kombëtare”, tha Basha.
        
Por ndonëse kryetari Basha tha se gjithcka ka qenë trasparente përfaqësuesi i shoqërisë civile Artan Lame deklaroi pas mbledhjes se nuk arritën të mernin përgjigje për atë që kërkuan.

“Mbetemi jashtëzakonisht të zhgënjyer nga teatri që u zhvillua sot në këshillin bashkiak. Ndonëse ia bënë qejfin ambasadorit amerikan duke na pritur, por thanë përralla dhe gjëra që nuk kishin fare lidhje me atë që u kërkua vazhdojmë të mbetemi në situatën e para një muaji. Bashkia e Tiranës duhet të paraqesi projektin e miratuar sipas proceduarve ligjore në shtetin shqiptar”, tha Artan Lame.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA