Siri, sulm kamikaz, vdes ministri i Mbrojtjes

18/07/2012 00:00

Ministri sirian i Mbrojtjes Daëoud Rajiha ka mbetur i vdekur në një atentat kamikaz ndaj Pallatit të Sigurisë në Damask.

Lajmin e bën të ditur televizioni shtetëror, ndërkohë që mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë disa ministra dhe funksionarë të lartë të Agjencisë së Sigurimit.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mes të plagosurve është edhe ministri i Brendshëm, Mohammad Ibrahim al-Shaar,i cili është transportuart urgjent në spital.

Ngjarja ku ndodhi atentati është në sheshin Rauda, në lagjen Abu Roummaneh, zonë pranë ambasadës amerikane dhe asaj italiane. I gjithë territori aktualisht ndodhet në masa të forta sigurie. Garda e Republikës ka rrethuar edhe spitalin Shami, ku janë dërguar të plagosurit. Atentati ndodhi mëngjesin e së mërkurës.

“Një bombë e vendosur nga terroristët ka shpërthyer në brendësi të një ndërtese sigurie në Damask, ku po zhvillohej mbledhje e disa ministrave dhe e përgjegjësve të sigurisë në vend, duke lënë të vdekur ministrin e Brendshëm dhe duke plagosur disa të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në gjendje kritike për jetën”, thuhej në njoftimin zyrtar të dhënë në televizionin shtetëror.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta