
Luftimet në Damask kanë vazhduar përgjatë gjithë natës duke i dhënë një
tjetër dimension deklaratës së rebelëve se beteja për qytetin është
përfundimtare.
‘Përpara deri ne fitore’ është thirrja e kundërshtarëve të regjimit që thonë se nuk do të ndalen deri në marrjen e kryeqendrës së vendit. Sipas disa raporteve nje kazerme qe sheh per nga pallati presidencial, eshte djegur e tera.
Zyrtaret siriane i mohojne pretendimet e nje ofensive madhore te rebeleve. Megjithate, Bashar al Assad nuk ka ndermend te qendroje duarkryq. Shefi i sherbimeve ushtarake te inteligjences ne Izrael, gjeneral Aviv Kochani u tha ligjvenesve se presidenti i Sirise ka nisur te terheqe trupat nga lartesite Golan ne kufi me shtetin hebre. “Ne keto momente, Assadi nuk i druhet Izraelit,- eshte shprehur ai,- ndaj kerkon te perforcoje radhet e ushtareve te vet perreth Damaskut”.
Keshtu dhuna ne vend jo vetem qe s’ka te ndalur, por vazhdon te intesifikohet. “Kemi nje plan per te kontrolluar te gjithe qytetin. Kemi vetem arme te lehta, por jane te mjaftueshme, keshtu qe pergatituni per surpriza, jane keto fjalet e kolonel Kasem Sadedin, zedhenes i ushtrise se lire siriane. Shkembime te ashpra zjarri ka patur edhe ne qender te Damaskut. Raporte te ndryshme, ende te paverifikuara plotesisht, flasin per vrasjen e zevendesshefit te policise se kryeqytetit, Issa Duba, si dhe per rrezimin e nje helikopteri te ushtrise nga rebelet ne lagjen Qaboun.
Zyrtaret e OKB-se po perpiqen nderkohe te bindin Rusine dhe Kinen te pajtohet me ashpersimin e sanksioneve ndaj Sirise perpara votimit ne Këshillin e Sigurimit per imponimin e tyre. I derguari i posacem i organizates dhe liges arabe, Kofi Anan u takua ne Moske me presidentin rus Vladimir Putin ndersa sekretari i pergjithshem Ban ki Moon bisedoi ne Pekin me liderin kinez Hu Jintao. OKB-ja ka kohe deri te premten per te vendosur rinovimin ose jo te mandatit te vezhguesve ne Siri, ndonese nje votim ne Neë York pritet te zhvillohet qe pasditen e sotme.
Top Channel