
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të mbahet mend për rekordin e përshkrimit të mijëra kilometrave udhëtime në misionet e saj diplomatike.
Pas zbritjes në bazën St. Andrews, që i dha fund një misioni 13 ditor diplomatic që përshkoi Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme, Sekretarja Amerikane e Shtetit ka mbushur plot 351 ditë pune, jashtë Shteteve të Bashkuara.
Sipas përllogaritjeve, Clinton ka udhëtuar plot 843.839 mijë milje dhe ka vizituar më shumë se 102 vende në mbarë botën, duke vendosur një rekord më vete.
Me udhëtimin e fundit përshkroi 27 mijë milje, rreth 2 mijë milje më shumë se sa e gjitha gjatësia e vijës ekuatoriale.
Ky rekord mund “të përmirësohet” nëse presidenti Obama fiton një tjetër mandate në krye të Shteteve të Bashkuara dhe Clinton vendos të qendrojë në postin e Sekretares së Shtetit.
Top Channel