“E godita disa herë, gënjeva për nënën time”/ Një vit nga vrasja e Ilria Sulës, autori dëshmon para gjykatës: Ajo ishte e zemëruar me mua për…
Eshte ankoruar pas 24 orësh trageti “Adriatica 1” i nisur një ditë më
parë nga Bari për në Durrës. Udhëtimi që duhet të përfundonte në orën
8.00 të mëngjesit të djeshëm ka zgjatur 12 orë më shumë dhe vetëm dje në
mbrëmje pasagjerët e këtij trageti mundën të mbërrijnë në Portin e
Durrësit.
Bashke me ta ishte edhe presidenti i Republikes dhe stafi qe e shoqeronte ne nje vizite te shkurter ne qytetin e Barit ne Itali. Presidenti ishte bashke me 250 pasagjeret e tjere ne bordin e anijes, dhe nuk eshte larguar prej andej.
Trageti mberriti ne port me 12 ore vonese dhe lundrimi eshte veshtiresuar edhe nga dallget. Me pas ka zgjatur rreth dy ore ankorimi dhe zbritja e pasagjereve ne toke.
Avaria qe solli vonesen e madhe ka ndodhur per shkak te furnizimit me karburant te cilesise shume te keqe te tragetit ne Itali. Karburanti bllokonte filtrat dhe per pasoje shpejtesia e levizjes ishte e ulet, nderkohe qe ne traget nuk kishte as energji elektrike. Ne fund trageti eshte bllokuar teresisht 20 milje larg bregut dhe ka qene rimorkiatori “Iliria”, qe e ka terhequr deri ne port e me pas nje tjeter rimorkiator e ka ndihmuar te ankoroje.
Top Channel