Kur aktoret e drejtesise vijojne te drejtojne gishin nga avokatet si
shkaktare te zvarritjeve te proceseve gjyqesore, propozimi per te shtuar
nenin 47/3, ne projekligjin per profesionin e avokateve nuk ka kaluar
pa hasur ne rezistencen e ketyre te fundit.

Behet fjale per kete nen, ne te cilin thuhet se ne rastet kur avokati vepron ne kundershtim me dispozitat, duke sjelle pengimin e zhvillimit te seancave, gjykata ka mundesi ta gjobise ate me 10 mije leke kur çeshtja eshte civile dhe 40 mije leke kur ceshtja eshte penale.

Por kreu i EURALIUS, Joaquin Urias i konsideroi pothuajse qesharake keto gjoba.

“Neni 47 /3 mbeshtetet plotesisht nga ana jone dhe ne mendojme se gjyqtaret duhet te kene te drejte te vendosin masa, kur nuk respektohet gjykata dhe rregullat. E dyta shuma e gjobes eshte gati qesharake, per realitetin shqiptar sepse ndodh qe avokati vjen, i thote gjykates qe per 10 seancat qe nuk paraqitem ‘urdhero gjoben e bej c’te duash'”, tha Urias.

Por drejtuesit e Dhomes Kombetare te Avokatise dhe te Dhomes se Avokatise se Tiranes kundershtuan me force kete nen, duke e konsideruar si te patolerueshem per pavaresine e profesionit te avokatit.

“Përfshirja e këtyre masave disiplinore në këtë kapitull në ndryshimet që kërkohet të bëhen për ligjin për Avokatinë është krejtësisht i pavend. Mendoj që kjo shkel jo vetëm ato parime që lidhen me zbatimin e konventës Europiane për paanshmërine e gjykatave, por cënon në mënyrë të dukshme edhe parimin e pavarësisë së avokatëve”, tha kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Fatmir Braka.

“Avokati shkon në seancën e parë, pastaj ai ikën sepse kërcënohet ose për arsye të tjera. Atëherë duhet të gjendet një klauzolë, e cila të sigurojë, t’i afrohet të pandehurve një listë, të zgjedhë nga lista dhe nëqoftëse avokati bashkë me të pandehurin për arsye jo objektive largohen, atëherë i pandehuri barazohet njësoj me personin që refuzon mbrojtjen”, u shpreh Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Ndersa ne fjalen e tij kreu i Bashkimit Europian Ettore Sequi deklaroi se per reformat ne drejtesi duhet gjetur konsensus.

“Eshte thelbësore për të patur konsultime kur hartohen ligjet e reja. Po aq shumë është edhe konsensusi dhe angazhimi i sinqertë i klasës politike në reformat gjyqësore. Krijimi i një gjyqësori tyë përgjegjshëm dhe të pavarur ka rëndësi vendimtare për integrimin e Shqipërisë ne BE dhe mendoj që mund të arrihej një konsensus i gjerë për reformën në drejtësi. Këtë duhet të diskutojë spektri politik shqiptar”, tha Sequi.

Top Channel