Mandela, 94 vjeç larg vëmendjes së publikut

18/07/2012 15:25

Rreth 12 milionë fëmijë në të gjithë Afrikën e Jugut i dedikuan një këngë të veçantë heroit kombëtar, Nelson Mandelas, me rastin e 94-vjetorit të tij të lindjes.

Megjithatë, vetë Mandela vendosi që të kalonte këtë ditë qetësisht me familjen e tij, në një fshat pranë Cape Town, në të cilin presidenti i parë me ngjyrë i vendit afrikan u lind.

Ditën e martë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i kushtoi një vizitë në banesën e tij.

”Mandela na ka mësuar që të shikojmë drejt të ardhmes dhe jo të shkuarën”, deklaroi Clinton, i shoqërua nga vajza e tij, Chelsea.

Mandela konsiderohet si një hero në Afrikën e Jugut, pasi vuajti një dënim 27-vjeçar, për luftën e tij kundër aparteitit dhe qeverisë raciste të së bardhëve, e rrëzuar falë nismës së tij.

Pavarësisht deshires se Mandelës për të shijuar një ditëlindje të qetë, jashtë vëmendjes së publikut, lidera të shumtë shtetesh i uruan një jetë sa më të gjatë, duke ngritur peshë arritjet dhe kontributin që ai dha për demokracinë dhe luftën kundër racizmit.

Midis liderave kryesore të shteteve që uruan Mandelën, ishte edhe presidenti i SHBA-së, Barack Obama apo ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA