Në Bruksel diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it në Kosovë. Kjo është tema kryesore për të cilën ka udhëtuar presidentja kosovare Atifete Jahjaga një ditë më parë.

Këshilltari i presidentes Jahjaga, Ramush Tahiri nuk dha shumë sqarime por tha se letra e cila përcakton mandatin e EULEX-it në të ardhmen është përgatitur dhe ajo do diskutohet në të gjitha takimet.

Ai veçoi takimin me presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe komisionerin për Zgjerim Shtefan Fyle.

Sipas tij, përveç dakordimit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë do të kërkohet edhe shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, presidentja Jahjaga do të bisedojë me zyrtarë të lartë evropianë për axhendën dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave, si dhe për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Top Channel