Rezultatet nga zgjedhjet në Libi, të parat pas përmbysjes së Kolonel Gadafit, kanë treguar fitoren aleancës së liberalëve.
Aleanca e Forcave Kombëtare, e udhëhequr nga kryeministri i përkoshëm Mahmoud Jibril, ka fituar 39 nga 80 vende të rezervuara për partitë politike, raportojnë mediat lokale.
Ndërsa Partia e Vëllazërisë Myslimane ka fituar 17 vende.
Asambleja Kombëtare që përbëhet prej 200 anëtarësh, do të përfshijë edhe dhjetëra kandidatë të pavarur.
Orientimi i përgjithshëm që kuvendi do të ketë është i paqartë.
Ajo që mbetet për t’u parë është nëse dikush do të arrijë të udhëheqë kuvendin me shumicë.
Një gjë është e sigurt që kjo do të varet nga aleancat që do të formojnë 120 kandidatët e pavarur, të cilat janë kryesisht të panjohur, thotë rrjeti BBC.
Top Channel