Kim Jong Un merr edhe drejtimin e ushtrisë

18/07/2012 00:00

Dy dite pas pezullimit te shefit te shtabit nga detyra, nje gjest i
justifikuar zyrtarisht me problemet shendetesore te Ri Yong-Ho-se, por i
pritur me skepticizem te thelle, liderit Kim Jong Un, iu dha titulli
marshall.

Ofiqi me i larte ushtarak ne vend do te çimentoje kontrollin e Kim-it mbi ushtrine. Te njejtin titull ka mbajtur edhe i ati i tij, Kim Jong Il, i cili mori titullin e kryekomandatit pas vdekjes, ne muajin shkurt kur vendi shenoi 70-vjetorin e tij te lindjes. Vendimi per t’i hapur Kim Jong Un-it rrugen drejt kreut te ushtrise u mor bashkarisht nga Komisioni Qendror dhe ai Qendror Ushtarak i Partise se Punetoreve te Korese, nga Komisioni i Mbrojtjes Kombetare dhe Presidenca e Asamblese se Popullit. Mesazhi ishte i qarte, te pakten sipas komenteve te para te vezhguesve: Kim Jong Un, prej 7 muajsh ne krye te Korese se Veriut pas vdekjes se te atit, ploteson ne kete menyre kontrollin mbi vendin komunist me marrjen e drejtimit te ushtrise se konsideruar si shtylla kurrizore e pushtetit. 69-vjeçari Ri Yong ho, qe mbante titullin e zevendesmarshallit, ishte gjithashtu nenpresidenti i Komsionit te Fuqishem Qendror Ushtarak e kishte mbajtur disa pozicione te rendesishme ne partine e punetoreve. Pezullimi i tij shkaktoi habi dhe skepticizem te madh ndaj shpjegimit zyrtar qe iu be ketij largimi. Ri shihej si figure kyce ne tranzicionit e pushtetit tek lideri i ri.

Levizja e fundit sipas analisteve sinjalizon se Kim Jong Un, po projekton nje imazh te vetin qe ndryshon fare pak nga ai te atit, megjithese paraqitet si nje i ri i rritur ne epoken e internetit e i shkolluar ne Zvicer.

Top Channel