Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se ka aprovuar dhënien e 48
milionë eurove si pjesë e huasë ”Stand by” për Kosovën, raporton
agjencia e lajmeve AFP.

Drita jeshile për këtë u dha pas rishikimit të performancës ekonomike të Kosovës nga FMN-ja në kuadër të një programi të mbështetur nga marrëveshja stand by me vlerë prej 111.5 milionë euro, citon agjencia zyrtarë të FMN-së.

“Politikat makroekonomike dhe financiare janë kryesisht në rrugë të duhur”, vlerësoi FMN-ja, bën të ditur RTK.

Dhënia e pjesës së dytë të huasë është mundësuar pasi Kosova i përmbushi kriteret e një programi 20 mujor të miratuar në muajin prill me qëllim lehtësimin e presionit fiskal dhe ofrimin e mbështetjes për qeverinë sa u takon financave.

Fondi vlerësoi se Kosova ka mbetur e pandikuar nga kriza në Eurozonë për shkak të tregtisë së ulët dhe lidhjeve të pakëta financiare me këtë zonë.

Top Channel