
Iniciativa e Rusisë që të debatohet në Kombet e Bashkuara për vrasjen e
dy serbëve në një fshat të Ferizajt, e cila kishte kërkuar që kjo vrasje
të trajtohet e motivuar etnikisht, ka dështuar, pasi shumë ambasadorë e
kanë quajtur teori të paarsyeshme, pasi nuk janë zbardhur ende motivet e
vrasjes.
Në mbledhjen e mbajtur të martën me dyer të mbyllura në Selinë e Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë ishte futur si çështje diskutimi vrasja e ciftit serb, që ka ndodhur ditë më parë në një fshat të Ferizajt, si dhe pretendimet e Rusisë se në Kosovë po trajnohen opozita siriane.
Iniciativa e Rusisë, sipas burimeve të Kosovapress-it nuk është përkrahur nga shumica e ambasadorëve, duke i quajtur hipoteza të paargumentuara, ndërsa si çdo herë, pretendimet e tilla të pabaza që vinë nga Rusia dhe Serbia, janë kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca dhe shumë shtete tjera.
Top Channel