
Kryeministri britanik, David Cameron ndodhet në Helmand për t’u takuar me trupat britanike që operojnë në këtë provincë të Afganistanit në kuadër të misionit ndërkombëtar ISAF.
Lajmi njoftohet nga agjencitë afgane dhe pakistaneze të lajmeve. Sipas tyre, Cameron mbërriti në Helmand në një vizitë të mbajtur sekret për shkaqe sigurie. Të njëjta burime shtojnë se kryeministri britanik zhvilloi takime me ushtarët britanikë që operojnë në këtë zonë.
Helmandi njihet si një nga zonat më të përgjakëshme të Afganistanit ku veprimtaria e talebanëve ka qenë dhe mbetet agresive. Pikërisht në këtë zonë vepron edhe kontigjenti më i madh i trupave britanike në Afganistan.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga kryeministria britanike në lidhje me vizitën e kryeministri David Cameron.
Top Channel