Bulqizë, ndotet uji i pijshëm
18/07/2012 00:00
Uji i ndotur në një pjesë të ujësjellësit të qytetit të Bulqizës ka
alarmuar jo vetëm banorët, por edhe specialistët e institucioneve që
kujdesen për të.
Banoret jane ankuar se prej disa ditesh uji i pijshem eshte perzjere me ujrat e zeza per shkak te ndonje demtimi gjate punimeve ne rruge.
Ndotja eshte konfirmuar edhe nga drejtuesit e Sherbimit te Higjienës. Rastin e pranojne dhe drejtues te Drejtorise se Ujesjellesit, Bulqize te cilet thone qe ne punohet per riparimin e defekteve.
Qyteti i Bulqizës nderkohe vuan nga mungesa e ujit te pijshem, mungesë që drejtuesit e Ujesjellesit e shpjegojne me renien e prurjeve ne burime.
Top Channel