Në kushtet e një impasi diplomatik për shkak të qëndrimit të ngurtë pro sirian të Rusisë dhe Kinës, Britania e Madhe pritet ditën e mërkurë të paraqesë në Kombet e Bashkuara një rezolutë kundër Sirisë.
Sipas burimeve diplomatike teksti i rezolutës përfshin një paragraf që i referohet nenit 41 që përjashton veprimet ushtarake.
Formulimi pritet të jetë i atillë që të qetësojë frikën ruse se votimi mund të hapë rrugën për ndërhyrje ushtarake sic ndodhi në rastin e Libisë.
Rezoluta pritet të bëjë thirrje për sanskione më të ashpra kundër Sirisë dhe që plani i Ananit të zbatohet nga të gjitha palët.
Nëse rusët sërish do venë veton edhe pse do përfshihet neni 41, diplomatët në kryeqytetet perëndimore besojnë se kjo do të demostrojë se rusët qëllimisht sillen në mënyrë obstruktive dhe nuk i hapin rrugën e zgjidhjes paqësore konflikitit.
E nëse rusët votojnë pro rezolutës ata besojnë se do të jetë një hap i rëndësishëm përpara.
Nga sa duket kjo rezolutë e paraqitur nga britanikët, është sa diplomaci e fortë aq edhe një veprim në marrëdhëniet publike.
Por ajo që mbetet në terren janë humbjet masive të jetëve njerëzore dhe thellimi i luftës civile në vend.
Top Channel