Afganistan, talebanët godasin rezervat e naftës

18/07/2012 15:15

Një sulm me bombë i talebanëve në veri të Afganistanit shkatërroi 22 autobotë me naftë, që mbanin rezerva për forcat e NATO-s.

Lajmi u konfimua të mërkurën nga burime zyrtare. Një shpërthim fillestar nën një autobot shkaktoi një zjarr masiv, i cili përfshiu edhe mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme te medha.

Ndonëse ngjarja ndodhi në mëngjes, “BBC” raportoi se zjarri nuk ishte vendosur nën kontroll deri pasdite.

Pavarësisht forcës së shpërthimit, nuk janë regjistruar viktima, pasi kamionët ishin vendosur në një parkim, në pritje të rifillimit të rrugës së tyre nga Uzbekistani, ku u furnizuan me karburant, drejt provincave jugore në Afganistan.

Në një deklaratë, talebanët morën përsipër përgjegjësinë e sulmit, i cili sipas zyrtarëve është i pari në llojin e vet në Afganistanin e veriut.

Ndërsa afron largimi i trupave të NATO-s në vitin 2014, vendi po përballet me një rigjallërim të aktivitetit të talebanëve, që ditën e shtunë, në të njëjtën krahinë vranë politikanin e mirënjohur Ahmad Samangani, në një sulm vetvrasës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA