Vrau për hakmarrje, arrest me burg për 34-vjeçaren

17/07/2012 00:00

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg për 34-vjeçaren Lena
Pjolli, e cila akuzohet se ka vrarë për gjakmarrje 49-vjeçarin Marash
Tonaj.

Lena Pjolli ka pranuar krimin e ndodhur javën e kaluar dhe është vetëdorëzuar në komisariatin e Shkodrës, ku ka deklaruar se e kishte kryer krimin për hakmarrje. Vëllai i Tonajt në vitin 2003 dyshohet se ka vrarë prindërit e 34-vjeçares. Nik Tonaj akuzohet për ekzekutimin me automatik të 63-vjeçarit Nikë Pjolli dhe bashkëshortes së tij Sula Pjolli, për një vijë uji.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje Nikë Tonaj vazhdon të jetë person në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA