
Kanë nisur në Prefekturën e Elbasanit procedurat e shpërndarjes së
parave për viktimat dhe të plagosurat e tragjedisë së Himarës, ngjarje
kjo e ndodhur me 21 maj të këtij viti.
Prefekti, Shefqet Deliallisi, është shprehur se po punohet për procedurat që kanë të bëjnë me kalimin e parave tek familjet që kanë humbur fëmijët e tyre në aksidentin fatal.
Me vendim të qeverisë janë miratuar 1 milion lekë të reja për familjen e çdo studenteje që humbi jetën dhe 200 mijë leke për shpenzimet funerale. Ndërkohë për studentet e plagosura është miratuar një fond prej 300 mijë lekë të reja, të cilat shërbejnë për rikuperimin shëndetësor të tyre.
Me 21 maj të këtij vitit 11 studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvanit” dhe dy të tjerë humbën jetën si pasojë e një aksidenti fatal në Himarë. Dy autobusë të Elbasanit ishin nisur drejt Sarandës për një ekspeditë disa ditore, ku njëri prej tyre përfundoi në humnerë, duke shkaktuar 13 viktima.
Top Channel