Policia e Kosovës bie në gjurmë të një grupi të fuqishëm njerëzish të krimit të organizuar ndërkufitar, i cili dyshohet se trafikonte njerëz nga shtetet e Azisë dhe Afrikës nëpër Kosovë në drejtim të shteteve perëndimore.
Pre e trafikut me qenie njerëzore kanë rënë edhe shumë kosovarë, bëjnë të ditur burimet policore. Në një hetim i cili është kryer në bashkëpunim me shtetet si Malin e Zi, Hungarinë, Austrinë dhe Zvicrën Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë shtetas të saj.
Operacioni është zhvilluar në Skënderaj, Mitrovicë, Vushtrri dhe Poduejvë.
Municioni dhe dokumentetet e konfiskuara, sic janë p.sh sigurimet shëndetësore austriake, dëshmojnë se ky rrjet kriminal kishte bazat e veta edhe në shtete perëndimore.
Në mesin e sendeve të konfiskuara janë edhe vulat e institucioneve, si aeroportit, gjykatës, UNMIK-ut etj, cka sipas policisë ka bërë të mundur që trafikimi i qenjeve njerëzore të kryhet me shumë lehtësi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e vlerëson mjaft të rëndësishëm shkatërrimin e rrjeteve kriminale për shkak sepse parandalimi i migrimit ilegal përshpejton procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Top Channel