Rreth 29 për qind e vdekjeve dhe 32 për qind e plagosjeve në vend
zyrtarisht ndodhin nga shpejtësia dhe sjellja agresive e shoferëve.

Por aksidentet fatale të ditëve të fundit përgjatë rrugës së Kombit kanë treguar se është domosdoshmëri, ndërhyrja e kompanive dhe pagesa e një takse nga qytetarët për mirëmbajtjen e rrugës,si edhe ndërtimin e sinjalistikës.

Eksperti i Institutit të Shendetit Publik, Boris Miska ka theksuar se eshte shume i rendesishem ndalimi i nderhyrjeve te qytetarëve per heqjen e ndareseve mes rrugeve.

“Të vendoset sinjalistika, të ndërhyjmë me forcë që të mos lejojmë njerëzit të dëmtojnë sinjalistikën. Njerëz të papërgjegjshëm që ndërhyjne, që prishin ndarëset e rrugëve, që thyejnë tabelat, nuk duhen lejuar më. Ata duhet të përgjigjen para ligjit dhe të marrin dënim për këto akte”, thotë Miska.

Statistikat tregojne qarte se 38.5 % e vdekjeve ne dy vitet e fundit kane ardhur nga drejtuesit e rinj pa eksperience. Ne keto dite te nxehta korriku eshte shtuar numri i automjeteve dhe qe levizin neper rruge,çka ka rritur mundesite e mosrespektimit te rregullave, por edhe të aksidenteve.

Te dhenat tregojne se 40 % e aksidenteve me vdekje apo me lendime te medha mund te evitoheshin nese pasagjeret do te kishin rripin e sigurimit te vene. Shqipëria është disa herë më e pasigurtë se sa vendet më të zhvilluara europiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta