Diplomati austriak Albert Rohan ka propozuar tre kushte për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës: kontrolli i kufijve, ndjekja e kriminelëve dhe shtrirja e dorës nga shoqëria kosovare tek komuniteti i veriut.

Sipas “RTK”, ish-numri dy i negociatave për statusin e Kosovës ka komentuar edhe liderët e rinj serbë që dolën nga zgjedhjet e fundit, duke vlerësuar se, “e kaluara politike e tyre është motiv për brengë dhe skepticizëm”.

Ndër të tjera, Rohan ka mirëpritur mbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, pasi sipas tij propozimi gjithëpërfshirës për statusin është zbatuar në masë të gjerë.

“Për rrjedhojë, nuk ka më nevojë për mbikëqyrje ndërkombëtare të implementimit të pakos së Ahtisarit”, ka vlerësuar më tej diplomati austriak.

Pak kohë më parë Grupi Ndërkombëtar Drejtues në Vjenë vendosi që t’i japë fund fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Vendimi në fjalë është përshëndetur nga drejtues të shtetit të Kosovës, subjekte politike, por edhe nga zyrtarë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, Serbia nuk u befasua me fundin e mbikëqyrjes. Politikanët serbë e vlerësuan këtë lajm si një vazhdim të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA