Kakavijë, fluks hyrje-daljesh në 24 orë

16/07/2012 00:00

Fundjava që lamë pas përveç temperaturave të nxehta ka sjellë në vend
edhe një rritje të emigrantëve të kthyer nga shteti fqinj Greqia.

Keshtu gjate 24 oreve te fundit ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes dhe pikës kufitare të Tre – Urave Çarshovë Përmet kanë hyrë ne vendin tone 3.249 shtetas shqiptare dhe të huaj, si dhe 796 automjete shqiptare dhe të huaja.

Gjithashtu fluks ka patur edhe ne dalje 3.046 shtetas jane larguar nga Shqiperia gjate ketyre 24 oreve, si dhe 789 automjete. Nga ana e doganes shqiptare në hyrje eshte punuar me 4 sportele dhe 3 në dalje, ndersa nga pala greke eshte punuar me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Si rezultat i masave të marra nga Policia Kufitare e Gjirokastrës, si dhe bashkëpunimit e kordinimit të veprimeve edhe me palën greke nuk janë shfaqur radhë në doganen e Kakavijës, as tek pala jonë e as në palën greke.

Top Channel