Konsesusi në shoqërinë kosovare për integrimin ekonomik është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Muhamet Mustafa, kryesues i tryezës tematike për ekonomi në kuadër të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, i themeluar nga presidentja Atifete Jahjaga, thotë se duhet të krijohet një kulturë e tillë në shoqërinë kosovare. Sipas tij, ky do të jetë qëllimi i kësaj tryeze, e cila filloi punën të hënën.

“Shoqëria jonë sikur po ndërton prirje që të krijojë sa më shumë konflikte dhe kësaj po i kontribuon edhe opozita edhe pozita. Pra, ne duhet të ndërtojmë një kulturë e cila prodhon marrëveshje, prodhon angazhim të përbashkët, energji për të krijuar një rritje më të shpejtë ekonomike, ekonomi më konkurrente dhe për t’u integruar në Europë”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, nëse kjo nuk arrihet, atëherë mund të ketë pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Një shembull i tillë, thotë Mustafa, ekziston në Shqipëri ku mungesa e konsesusit ndikon në këtë drejtim.

“Ju po e shihni që pikërisht në Shqipëri lufta e ashpër dhe e vrazhdë politike po e pengon Shqipërinë. Po të mos ishte kjo në Shqipëri, Shqipëria ndodshta tani do të ishte kandidat, ndoshta do të ishte anëtarësuar”, ka theksuar Mustafa.

Mustafa kujtoi se kriteret ekonomike janë bazike për integrimin europian, ndërsa shtoi se qëndrueshmëria ekonomike e Kosovës do të bëjë që të ulet shkalla e papunësisë dhe varfërisë, si dhe integrimi në BE do të jetë më i lehtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta