Partia konservatore greke, Nea Demokratia, mbetet në krye të sondazheve në Greqi me 23.5 për qind të mbështetjeve.

Ndërkohë, ajo e së majtës radikale, Syriza, fituese e dy raundeve elektorale të 6 majit dhe 17 qershorit, vjen pas saj me 21.7 për qind.

Kështu thotë një sondazh i realizuar nga MRB për llogari të agjencisë Real News, i cili i jep partisë socialiste Pasok vetëm 10.1 për qind.

Asaj të djathtë, Anexartiti Ellines i atribuohet 6.3 për qind e mbështetejs, asaj të ekstremit të djathtë Crisi Avgji 6.1 për qind, Demokracisë së Majtë 5.1% dhe Partisë Komuniste 4.1%.

Më herët gjatë muajit, koalicioni i ri qeverisës në Greqi fitoi votëbesimin në Parlament, duke u dhënë fund kështu pasigurive politike që zgjasnin prej muajsh.

Koalicioni siguroi aprovimin e të gjithë deputetëve të tre partive anëtare të koalicionit, që synon ta mbajë Greqinë në euro.

Shteti helen është në pritje të këstit të ri të ndihmës nga BE dhe FMN, por këto institucione i bënë të qartë para pak ditësh se, nuk ka ndihmë nëse nuk kryen reformat.

“Greqisë nuk do t’i jepet kësti i radhës në muajin gusht derisa programi i reformave të fillojë të futet në trajektoren e saktë të përcaktuar nga specialistët e trojkës”, deklaruan burime nga Brukseli.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta