Gjykata e Krimeve të Rënda: 10 vjet burg për Colin

16/07/2012 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë edhe 10 vjet të tjerë heqje lirie
për bashkëpunëtorin e po ashtu të penduarin e drejtësisë Adriatik Coli,
protagonisti që dërgoi në kafaz një pjesë të të ashtuquajturës ‘Banda e
Durrësit’.

Nderkohe qe prokuroria kerkoi ne te njejten seance 25 vjet burgim, por qe ne aplikim te gjykimit te shkurtuar atij duhet t’i zbriteshin ne 16 vjet heqje lirie.

Gjykata cilesoi ne vendimin e saj se per shkak te kontributit per drejtesi Coli duhet te denohet nga Shkalla e pare me 10 vjet burgim, nderkohe qe ai ka edhe 10 vjet te tjere burgim nga nje tjeter gjykate gjate super procesit ne adrese te 16 personave.

Adriatik Coli u shpall fajtor per akuzat e rrembimit e me pas vrasjen e shtetasit Enver Petku dhe vrasjen e Ali Kertushes, ngjarje te ndodhura ne rrethin e Durresit pergjate vitit 2000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB