Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit
Policia shqiptare mori të hënën në dorëzim nga autoritetet amerikane
shtetasin Gentian Ahmet Doda, vjeç 34, lindur në Burrel, i cili jetonte
në Los Angeles prej shumë vitesh për t’i shpëtuar dënimit me 20 vjet
burg në Shqipëri për vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 1997.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendim të datës 26.04.2000, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
I ekstraduari Gentian Doda është deklaruar fajtor nga gjykata për vrasjen me armë zjarri më datë 27 tetor 1997 të shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka. Arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washington,” njoftoi policia.
Top Channel