Ambasadori suedez në Beograd, Krister Asp ka deklaruar se, Suedia pret nga Beogradi që të vazhdojë në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën.

Sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, Asp ka vlerësuar se temat e bisedimeve që do të trajtohen në raundet e ardhshme të dialogut do të jenë më të vështira se ato të mëparshme.

“Duhet të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme dhe për këtë është e nevojshme që negociatat të zhvillohen në nivele më të larta mes palëve”, ka thënë Asp.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Brukseli, nuk dihet ende se kur do të fillojnë, ndonëse ishte parashikuar pas formimit të qeverisë së re serbe.

Në raundet e mëparshme palët ranë dakord për një sërë çështjesh, si ajo për menaxhimin e integruar të kufijve dhe përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale.

Por pavarësisht nënshkrimit, marrëveshjet nuk kanë gjetur zbatim nga pala serbe, duke detyruar atë kosovare të deklarojë se, nuk mund të ketë bisedime të reja pa u zbatuar paktet e vjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA