Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në segmentin Cerenec-Librazhd, i cili lidh Dibrën me Librazhdin.
“Është një distancë prej 58 kilometrash për të cilën ne kemi tenderuar punime me vlerën 2.4 miliard lekë. Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ne jemi duke kryer punimet e dheut, pra hapjen e trashesë dhe të gjitha veprave të artit dhe shtresat e zhavorreve dhe jam i bindur që me këtë ritëm që po shoh dhe sot në këtë kantier, në afatin optimal, pra në vjeshtën e këtij viti, objekti i dorëzohet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në mënyrë që të fillojë asfalti dhe rruga brenda një afati disa-mujor të jetë e kalueshme
Aksi Cerenec-Librazhd është pjesë e unazës lindore të vendit, e cila nis në Valbonë dhe përfundon në Librazhd. Pjesa më e madhe e kësaj rrugë është e përfunduar, ndërsa mbeten në ndërtim aksi Krumë-Kukës dhe ai që lidh Dibrën me Librazhdin.
Top Channel