Duke filluar nga dita e hënë termometri pritet të shënojë një ulje prej
pesë gradësh. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas një fundjave
me mot të nxehtë dhe me temperatura gjithnjë në rritje, në fillimjavë
vendi pritet të përfshihet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të
zbusin të nxehtin afrikan që na ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre ditëve.

“Nga fillimi i javës së ardhshme do të kemi një ulje të temperaturave prej pesë gradësh”, theksoi Elvira Qilimi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat deri në 40 gradë celsius dhe thatësira ka bërë që i nxehti te jete i padurueshem për qytetarët. Por meteorologët thonë se gjatë dhjetëditorit të tretë të muajit korrik, moti do të jetë relativisht më pak i nxehtë.

Top Channel