Aksident rrugor, vdesin babë e bijë

12/07/2012 00:00

Dy persona atë e bijë humbën jetën ndërsa 4 shtetas të tjerë kosovare u
plagosën në një aksident rrugor në aksin Kukës-Kalimash.

Ne aksident jane perfshire dy familje kosovare. Per pasoje humbi hjeten nje vajzë 10 vjec e quajtur Urata Kurti dhe babai i saj 54-vjeçari Agim Kurti. Kane mbedhur te plagosur nena dhe djali tjeter i tyre 28 vjec.

Ndërkohë familja tjetër kosovare ka pësuar dëmtime më të lehta dhe tronditje te madhe. Sipas ekspertizës së policisë, shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara duke bërë që autovetura OPEL, e drejtuar nga viktima të përplasë mjetin tjetër të familjes kosovare duke dale jashtë rrugë.

Mësohet se viktima po ecte me shpejtësi madje sipas policisë është gjobitur në autostradë për shpejtësi nga policia rrugore para se të ndodhte aksidenti. Ndërkohë aksidenti tjetër është shënuar brenda një harku kohor të shkurtër 100 metra në hyrje të tunelit, ku si pasoje një cift kosovar ka mbetur i plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA