Vuk Jeremiç, i cili është zgjedhur president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë nuk ka asnjë shans që të ndodhë.

“Derisa Serbia të kryesojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm mbi trupin tim të vdekur”, ka thënë Jeremiç.

Sipas “REL”, Jeremiç është shprehur se, gjithësesi anëtarësimi i Kosovës varet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke kujtuar se dy anëtare të tij, Rusia dhe Kina, kanë një qëndrim të njohur ndaj kësaj çështjeje.

Jeremiç, i cili u zgjodh president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në qershor, me mandat njëvjeçar, ka shtuar se një kërkesë e Kosovës për anëtarësim gjatë kësaj periudhe do të ishte “një akt provokues”.

Ndërkohë, një deklaratë nacionaliste për Kosovën ka bërë edhe patriarku serb Irinej, i cili ka theksuar se Beogradi nuk do ta dorëzojë kurrë Kosovën.

Irinej, i njohur për deklaratat e tij radikale, ka ftuar popullin serb që të jetë i bashkuar për këtë çështje, për të cilën Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur disa herë qëndrimin e saj.

“Populli serb dhe kisha serbe, e cila ka qenë gjithmonë pranë popullit, nuk do ta japin pëlqimin për atë që shkruhet sot në shtyp, dorëzimin në mënyrë të civilizuar të Kosovës”, ka thënë Irinej për agjencinë e lajmeve “Tanjug”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA