
Partitë politike serbe firmosën marrëveshjen për koalicionin që do të formojë qeverinë e ardhshme të vendit.
Socialistët e Ivica Daçiç, ranë dakort me Serbët e Bashkuara dhe koalicionin Rajonet e Bashkuara Serbe. Sipas marrëveshjes Daçiç do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, ndërsa dy partitë e tjera do të marrin poste në kabinet sipas mandateve që kanë në parlament dhe marrëveshjes së nënshkruar.
Pas zgjedhjeve parlamentare, u përfol për një koalicion mes socialistëve dhe demokratëve të ish-presidentit Boris Tadiç, i cili do të ishte edhe kryeministri i vendit por në momentet e fundit, Daçiç nga koalicioni me Tadiç dhe si partia e dytë në vend mori mandatimin për të formuar qeverinë pas dështimit të demokratëve të ish-presidentit.
Top Channel