Organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Human Rights Watch
thote se autorët e akteve raciste nuk arrestohen ose nuk dënohen prej
policisë dhe drejtesise vendase.

Ne nje raport te publikuar ditet e fundit, organizata raporton nje rritje te ndjeshme te sulmeve me sfond racist gjate gjashte muajve te pare te ketij viti. Sipas organizates jane shenuar dhjetera raste sulmesh brutale ndaj personave me ngjyre apo emigranteve te huaj ne te gjithe Greqine.

Ne disa raste viktimat jane derguar ne spital me plage te renda.Eshte fat, qe deri tani nuk jane shenuar vdekje per ketyre akteve, nenvizon raporti. Zakonisht sulmet kryhen ne te gjitha zonat e vendit, qofte qytet ose fshat periferik. Ato kryhen gjate oreve te nates ne afersi te shesheve te qendrave te banuara.

Ne pergjithesi, autoret pershkruhen si persona me rroba te erreta, te qethur shkurt dhe ne bluzat e tyre dallohen simbole naziste duke nenkuptuar se autore te ketyre akteve jane anetare te partise naziste greke Krisi Aygi.

Sulmet ne pergjithesi kryhen me arme te ftohta dhe shkopinj.Policia ndonese mberrin ne vendngjarje,zakonisht keshillon personat e sulmuar te largohen dhe te heshtin, veren me shqetesim organizata. Deri tani vetem pak raste te dhunes raciale jane derguar ne gjykata, ku çeshtjet per mungese deshmitaresh nxjerrin te pafajshem autoret, shkruhet ne raport. “Human Rights ëatch” thote se te dhenat e qeverrise greke lidhur me aktet raciste nuk jane te sakta.

Anetare te kesaj organizate jane takuar me personalitete te jetes politike te vendit, ku eshte kerkuar implementimi i konventave te mbrojtjes te te drejtave te njeriut, te cilat jane firmosur edhe prej Greqise.Me heret,edhe Këshilli i Europes paralajmeroi Athinen per rritjen drastike te rasteve te dhunes raciale dhe ksenofobise ne vend.

Top Channel