Punëtorët e sektorit turistik në Greqi kanë njoftuar mbajtjen e një
greve të përgjithshme për 48 orë, duke nisur nga dita e martë.

Sipas agjencive të lajmeve greke, greva ka si qëllim marrjen përsipër të firmës së kontratës kolektive të punës, pa reduktimin e rrogave dhe me garanci të plotë për të drejtat e tyre.

Sipërmarrësit e sektorit vendosën më herët gjatë vitit të proçedojnë në drejtim të reduktimit të rrogave dhe u kërkojnë punëtorëve që të negociojnë thjesht përqindjen e reduktimit.

Turizmi është një nga sektorët e shumtë të vendit helen që ka hyrë në kaos për shkak të krizës së thellë financiare. Kjo situatë ka bërë që në Greqi të mbyllin dyert për shkak të falimentimit shumë hotele luksoze në lokalitetet kryesore të vendit.

Gjithashtu, kriza ka bërë që pronarët e resorteve turistike të “ulin hundën” përpara turistëve nga vendet që nuk kanë pasur zhvillimin e Greqisë, të cilët deri para pak vitesh shiheshin me rezerva.

Top Channel